Kim Kardashian dhe festa e beqarisë

23/05/2014 00:00

Kim organizoi  të enjten në mbrëmjë festën e saj të beqarisë përpara ditës së madhe të martesës, më 24 maj. Kim ishte e shoqëruar nga motrat Khloe Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner, si dhe nga mikeshat e saj më të mira LaLa Anthony, Brittny Gastineau dhe Rachel Roy.

Kim së bashku me mikeshat më të ngushta konsumuan një darkë në Hotel Costes. Ajo shpërndau në Instagram fotografi ku shkruante, “Jam shumë e lumtur, kam shoqet më të mira në botë”.

Pasi shijuan darkën ato vendosën të shkonin në “party” dhe më pas të shijonin natën e Parisit. Kim postoi në rrjetet sociale foto teksa pozonin tek Kulla Eiffel dhe Muzeu i Luvrit.

Ajo dukej shumë e lumtur në festën e saj të beqarisë. Ylli i reality-t “The keeping up with Kardashian” kishte zgjedhur të vishte një fustan nga Balmain me vlerë rreth 20 mijë dollarë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel