Në ditën e dytë, në çadrën e grevës së urisë së përfaqësuesve të shoqatës së larguarve nga puna  rezultojnë të kenë hyrë  si protestues edhe personazhe që nuk kanë qenë të punësuar në administratë apo të tjerë që figurojnë me biznese private.

Grevistët thonë se nuk janë aty për qëllime politike, por gjatë paradites së të martës  Top Channel, zbuloi një fakt interesant dhe pak enigmatik, se zonja, e cila flet për disa kërkesa të grevistëve rezulton të jetë pjesëmarrëse në të paktën edhe dy greva të tjera.

Zonja Pocari iu bashkua në 2009-ën grevës së urisë organizuar nga PS. Ajo gjithashtu ishte pjesë e protestës së 21 Janarit ku ajo është filmuar momentin e goditjes së Hekuaran Dedës.

Në atë kohë ajo nuk punonte dhe jetonte në Shqipëri, pasi ishte kthyer nga jashtë vendit. Madje, edhe sot kjo zonjë nuk proteston për largim nga puna.

“Fakti i sotëm është që në Shqipëri, për hir të pronës janë vrarë 8.200 njerëz. Kur u vranë 1 mijë njerëz në Siri nga armët kimike u ngrit gjithë bota, për këta 8.200 në Shqipëri nuk u ngrit njeri. Kushtetuta parashikon kthimin e pronave. Nëse e jep fjalën, zotëri, mbaje”, është shprehur grevistja Mimoza Boçari.

Por në mbrëmje, pasi lajmit të transmetuar mësohet se Zonja Pocari ka dal nga greva urisë, duke braktisur çandrën protestuesve të shoqatës së të larguarave nga puna.

Organizatorët thanë se ajo u largua me dëshirën ne saj, por sërish ikja e zonjës Pocari duket po aq  enigmatike ashtu edhe siç ishte hyrja e saj, pavarësisht shpjegimi te që dhanë organizatorët.

Sakaq dy personazhe të tjerë në këtë grevë që janë larguar nga administratë publike, rezultojnë të vetëpunësuar. Zoti Edmond Idrizi në qendrën kombëtare të regjistrimit rezulton të ketë në pronësi një firmë private për riparim baterish të makinave e quajtur “FAMBATERI”.

Kurse grevisti tjetër Artan Murrizi figuron të jetë i regjistruar me biznes privat, i cili operon në qytete Fier dhe Lushnjë. Një zyrë avokatie, të hapur që në vitin 2007, kur ai punonte njëherësh edhe si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë.

Reagon grevisti Murizi

Grevisti Artan Murrizi ka reaguar duke thënë se në momentin kur ai është emëruar në Ministrinë e Drejtësisë e ka mbyllur studion, ku ai ushtronte profesionin e avokatit.

Jam certifikuar si avokat në vitin 2001 dhe këtë profesion e kam ushtruar deri në vitin 2009, ku kam pasur edhe një studio, më pas jam emëruar në Ministrinë e Drejtësisë, duke mos e ushtruar më profesionin e avokatit, pasi është pengesë ligjore”
 

Top Channel