Eventi “amfAR 2014” në Kanë, mbledh yjet

23/05/2014 00:00

Të enjten në mbrëmje në Kanë u zhvillua eventi i përvitshëm “amfAR 2014” për luftën kundër AIDS, ku edhe njëherë modelet ishin protagonistet e natës në hotelin Cap-Eden-Roc.

Modelja 27-vjeçare, Rosie Huntington dukej si një perëndeshë greke me një fustan të verdhë nga Emilio Pucci. Rusja Irina Shayk ishte zgjedhur për të parakaluar para fotografëve me një fustan  nga Atelier Versace.

Ndërsa Lara Stone mbante veshur një fustan të Versace Vintage, inspiruar nga ‘bellydancer’, ku ishin kombinuar të dyja ngjyrat e zeza dhe floriri. Ëngjelli i “Victoria’s”, Alesandra Ambrosio kishte veshur një fustan të bardhë nga Roberto Cavalli.

Të pranishme ishin edhe Heidi Klum, Bar Rafaeli, John Travolta me bashkëshorten, Nicole Scherzinger me të dashurin Lewis Hamilton, Kylie Minogue dhe shumë të tjerë. Modelet sfiluan të gjitha me fustane të kuqe në eventin madhështor, në mbështetje të luftës kundër AIDS.

Gjithashtu, gjatë mbrëmjes gala performoi edhe Lana Del Rey hitin e saj “Summertime Sadness”, Robin Thicke dhe Aloe Blacc.

FOTO GALERI
3/11
Lara Stone

Top Channel