Cara Delevingne dhe Michelle Rodriguez nuk janë ndarë

23/05/2014 00:00

Supermodelja britanike, Cara Delevingne do të shijojë disa pushime romantike në Marok me të dashurën e saj, aktoren e ‘Fast&Furious’, Michelle Rodriguez.

Shumë thashetheme po gëlojnë kohët e fundit për një ndarje mes tyre pasi bjondja 21-vjeçare ka qëndruar një javë në Kanë përgjatë ditëve të Festivalit të Filmit, por Michelle Rodriguez nuk ka qenë e pranishme.

Këtë fundjavë ato do të nisen së bashku në Marok për festimet e dasmës së motrës së Cara-s, Poppy Delevingne.

Michelle e ka shoqëruar Cara-n në javët e ndryshme të modës evropiane gjatë muajit shkurt. Pak muaj më parë ato u fotografuan teksa shkëmbenin një puthje pasionante në ishujt Karaibe. 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel