Aktori Michael Jace: “Kam vrarë bashkëshorten”

23/05/2014 00:00

Arrestohet aktori amerikan, protagonist i serialit televiziv “The Shield”, pasi  ka rrëfyer se ka vrarë gruan e tij, Aprile Jace në shtëpinë e tyre në Los Angelos, sipas “Los Angelos Times”.

Aktori ishte arrestuar të hënën në mbrëmje pasi  ishte shpallur si i dyshuar. Sipas  sitit amerikan ‘TMZ’, ka qenë vetë aktori 48-vjeçar që ka lajmëruar policinë pasi kishte qëlluar mbi bashkëshorten e tij, 8 vjet më të re.

Çifti ishte i martuar prej 10 vitesh dhe kishte 2 fëmijë. Pas një zënke mes tyre, gruaja është gjetur e vdekur dhe duket se fëmijët kanë qenë të pranishëm në gjithë skenën. Aktori ishte akuzuar për dhunë thuajse edhe 20 vjet përpara, kur u divorcua nga gruaja e tij e parë, Jennifer Bitterman.

Aktori Michael Jace është i njohur për rolin e tij në serialin televiziv “The Shield “, por edhe për episode të tjera në “Southland”, “CSI” , “The Mentalist” dhe”NYPD Blue”. Gjithashtu, ai ka qenë edhe pjesë e kastit të filmit “Forrest Gump”.

Top Channel