E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro " /> ">
Madonna dhe Katy Perry kanë bërë realitet ëndrrat e fansave të tyre nëpërmjet këtij seti fotografik shumë erotik për revistën “V”. Dominuese shfaqet popstari Katy Perry ndërsa mbretëresha e popit është “skllavja” e saj.
“Njerëzit presin që dy diva kur takohen bashkë duhet të kenë rivalitet dhe atmosferë jo të këndshme, por në fakt ka qenë shumë e lehtë dhe argëtuese”, ka thënë Madonna.
Me realizimin e këtij seti fotografik kanë nisur edhe thashtehemet se mes dy artisteve Madonna dhe Katy Perry mund të ketë një duet që pritet të dalë brenda vitit 2014.
Radioja franceze, NRJ ka dhënë konfirmimin e parë ku në “Twitter” ka shkruar: “Superstari Madonna në duet me Katy Perry në albumin e saj të ardhshëm”.
Top Channel