U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Jessica Alba është zgjedhur si kopertina e revistës “Entertainment Weekly” për muajin qershor.
Aktorja shfaqet e mrekullueshme me bikini të bardha. Ajo na tregon format super të tonifikuara teksa është duke dalë nga pishina.
Jessica Alba u martua në vitin 2005 dhe ka 2 vajza, Honor dhe Haven, përkatësisht 6 dhe 2 vjeç. Ajo shfaqet në super formë dhe shumë seksi. Gjatë intervistës, Jessica shpjegon se i ka dhënë fund idesë së të qenurit gjithmonë perfekte.
“Duhet të kesh një stil jete të shëndetshëm për të qenë në super formë. Është më e rëndësishme të kesh një jetë të balancuar sesa të përpiqesh të jesh perfekte. Nuk duhet ta privosh veten dhe nga ushqimet e preferuara, por gjithmonë duhet vendosur një ekuilibër që të mund të jestosh mirë dhe i lumtur”, tha aktorja Jessica Alba.
Top Channel