Gjoba kryebashkiakëve për ndotjen

22/05/2014 00:00

Mbi 90% e kryetarëve të Bashkive dhe të Komunave në të gjithë vendin janë gjobitur nga Ministria e Mjedisit me 500 mijë lekë, një gjobë e cila rëndon drejtpërdrejt në xhepin e tyre personal.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka e ka marrë këtë vendim, pasi puna e pushtetit vendor për zbatimin e ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve nuk ka funksionuar.

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, që prej datës 15 Prill, ka kryer inspektime në të gjithë vendin, ku ka rezultuar se pjesa më e madhe e drejtuesve të Komunave dhe Bashkive në vend nuk kanë marrë asnjë masë për zbatimin e këtij ligji.

Nëse kryetarët e Komunave dhe Bashkive nuk do të ndërmarrin asnjë masë për zbatimin e këtij ligji, atëherë Ministria e Mjedisit do t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin e kryetarit të Komunës apo Bashkisë, për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjit.

Top Channel