Conchita Wurst: “Ju tregoj partnerin tim”

22/05/2014 00:00

Conchita Wurst, përfaqësuesja e Austrisë pas triumfit në Eurosong me këngën “Rise Like A Phoenix”, vazhdon ngjitjen drejt suksesit.

Lady Gaga ka shprehur dëshirën që këngëtarja austriake të hapw turin e saj në Evropë. Gjithashtu,  Conchita ka prezantuar edhe të fejuarin francez, Jacques Patriaque, i cili i dedikohet boylesque-ut, me të cilin së shpejti mund të martohet.

Chonchita ka konfirmuar në Instagram se do të hapë turin e koncerteve të Lady Gaga në Evropë.

“Sot, zyrtarisht kam firmosur një kontratë me Lady Gaga për të hapur turin evropian të saj. Shpresoj të jem në lartësinë e duhur, jam e lumtur,” shkruan Conchita.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel