Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Dogana shqiptare ka bllokuar dhe më pas asgjesuar rreth 4000 artikuj të falsifikuar, ndërkohë që shumë raste të tjera po i nënshtrohen proceseve gjyqësore.
276 marka dhe 10 dizenjo industriale të mbrojtura, për të cilat doganat kanë forcuar kontrollin, duke u siguruar mbrojtjen e të drejtës së pronësisë intelektuale.
“Janë shkatërruar 4425 copa mallrash; këpucë, bluza sportive, bateri! Shumë prej rasteve shkojnë në gjykatë. Në këtë rast, Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë dyshimeve të administratës doganore për falsifikimin e markave ‘Brown’, që u kap në Doganën e Tiranës. Janë paditu dhe është bërë kallëzim penal për 12 mijë ‘stickers’, që dyshohet se kishin për destinacion tregun prodhues të brendshëm”, tha Elisa Spiropali, Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.
Përfaqësuesi i projektit të binjakëzimit me BE-në, Andrea Lombardi, vuri theksin te nevoja e bashkëpunimit mes zotëruesit të së drejtës së autorit dhe shtetit, ndërsa cilësoi shitjet online si vendin, ku falsifikatorët mund të shesin gjithçka duke mashtruar konsumatorët, përfshirë rastet kur produktet dëmtojnë shëndetin e tyre.
“Është e pabesueshme ajo që kam lexuar. Rreth 50% e produkteve të shitura në ëeb janë medikamente false, 10% janë produkte farmaceutike. Mund ta imagjinoni se cilat janë pasojat në shëndetin e qytetarëve”, u shpreh Andrea Lombardi, përfaqësues i projekti të binjakëzimit me BE.
Për të forcuar luftën kundër produkteve false, qeveria shqiptare po parashikon edhe ngritjen e një inspektoriati shtetëror, që do të kontrollojë drejtpërdrejtë tregun dhe ndëshkojë falsifikatorët.
Top Channel