AKU, aksion ndaj tregtarëve të vajit

22/05/2014 00:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka inspektuar 258 biznese që prodhojnë dhe tregtojnë vaj ulliri, duke bllokuar 233 litra vaj jashtë normave të lejuara.

Sipas AKU-t, produkti i bllokuar nuk rezultonte në përputhje me cilësinë e përshkruar në etiketën shoqëruese të ambalazhit tregtues, ndërsa në raste të tjera rezultonte i përzierë.

AKU ka kryer identifikimin e subjekteve prodhuese dhe importuese të vajit të ullirit që rezultuan me probleme dhe për të gjitha rastet do të ndiqet deri në fund gjurmueshmëria e këtij produkti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron se për të gjitha bizneset në vend që prodhojnë dhe tregtojnë vaj ulliri jashtë normave e standardeve të lejuara do të merren masa ndëshkimore, deri në mbyllje të aktivitetit.

Top Channel