Protesta e studentëve dhe pedagogëve të filialit të UT në Kukës, e paralajmëruar ditë më parë, nuk do të mbahet, pasi është zgjidhur problemi i pagave të pedagogëve dhe bursave të studentëve.

Kështu ka deklaruar, nga Kukësi, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Petrit Bara, i cili mohoi zërat për mbylljen e Fakultetit të Infermierisë.

Drejtori i filialit, Mexhit Hajdari, kohë më parë paralajmëroi daljen në protesta të studentëve dhe pedagogëve, pasi nga muaji Tetor i vitit të kaluar pedagogët e degës së Infermierisë nuk kanë marrë pagat e tyre mujore, ndërsa studentët përfitues nuk i kanë marrë lekët e bursës shtetërore.

Top Channel