Prokuroria kërkon 9 vite burg për Thimion

21/05/2014 00:00

Në seancën e dytë gjyqësore, Prokuroria shpalli konkluzionet për hetimet e ikonave të bllokuara gati nëntë muaj më parë, duke kërkuar që gjykata të dënojë me nëntë vjet burg koleksionistin Gjergji Thimio dhe shtatë vjet burg të bashkëpandehurin me të, Arben Spaho.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokurori i çështjes shtoi që të aplikohet zbritja e dënimit për dy të pandehurit. Gjatë pretencës ishte i pranishëm vetëm koleksionisti Gjergji Thimio, ndërsa i akuzuari tjetër Spaho nuk u paraqit.

Për të prokurori tha se ishte bashkëpunues me organin e hetimit e kjo ishte një ndër arsyet që u kërkua shtatë vjet burgim. Koleksionisti Gjergji Thimio akuzohet për vjedhje në bashkëpunim të veprave të artit, ndërsa ai këmbëngul se e gjithë historia hetimore ndaj tij është një hakmarrje e deputetit Koço Kokëdhima, i cili sipas tij i kishte kërkuar një vepër arti të cilën Thimio nuk ka pranuar ta shesë.

Për të akuzuarin Gjergji Thimio edhe Prokuroria është treguar e njëanshme gjatë hetimeve.

Top Channel