Paul McCartney me probleme shëndetësore

21/05/2014 00:00

Paul McCartney ka anuluar koncertet e fundit në Japoni për shkak të problemeve shëndetësore.

Një sëmundje që nuk është specifikuar ka bërë që këngëtari anglez të anulojë dy koncerte që do të zhvillonte përgjatë turit botëror. Organizatorët kanë bërë më dije se dy koncertet në “Nippon Budakon” në Tokio dhe në stadiumin  “Yanmar Nagai” në Osaka  janë anuluar përfundimisht.

Gjendja shëndetësore e ish-pjesëtarit të Beatles është përkeqësuar për shkak të një infeksioni të shkaktuar nga një virus.  

Mjekët i kanë këshilluar një periudhë pushimi totale dhe sipas zëdhënësit të tij, “pop-stari shpresonte të rikuperohej. Paul ishte shumë i prekur nga mesazhet e fansave dhe i mërzitur nga ideja që duhej t’i linte. Do të bëjë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje dhe për të riprogramuar spektaklet sa më shpejt”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel