Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Një grup të rinjsh kanë kundërshtuar rritjen e tarifave për studentët, çka është parashikuar në draftin e Komisionit për Reformimin e Arsimit të Lartë.
“Deri tani këto pagesa kanë qenë minimale dhe si të tilla nuk janë bërë një përqindje e konsiderueshme e të ardhurave të universiteteve publike. Në të ardhmen, komisioni vlerëson si të pashmangshme rritjen e kontributit të këtyre tarifave në buxhetet e këtyre institucioneve të arsimit të lartë”, deklaroi Liri Kuçi, studente e Shkencave Sociale.
Këta studentë pretendojnë se ky draft cënon liritë e tyre, por edhe të stafit pedagogjik, ndaj, nëse nuk reflektohet, ata paralajmërojnë protesta.
“Një javë, që të na vijë një përgjigje nga Rektorati i universiteteve të arsimit të lartë, e në rast të zvarritjeve të mundshme, apo të një mohimi në përgjigje, ne nuk do të përmendim më forcën e argumentit, por argumentin e forcës. Çka do të thotë se, në mungesë të kësaj përgjigjeje, studentët do të hidhen në protesta”, tha më tej studentja Liri Kuçi.
Edhe pse anëtarët e komisionit kanë lëvizur gjatë këtyre javëve në të gjitha universitetet, për të diskutuar mbi këtë draft, një pjesë e pedagogëve dhe e studentëve deklarojnë se nuk e pranojnë këtë reformë të propozuar nga komisioni i ngritur në nivel ekpertësh.
Top Channel