Solange dhe Jay Z bëjnë paqe

20/05/2014 00:00

Ata u fotografuan teksa shijonin një drekë në një restorant në New Orleans. Solange jeton në New Orleans dhe Beyonce, Jay Z dhe vajza e tyre, Blue Ivy kishin shkuar ta vizitonin.

Beyonce postoi disa foto në Instagram ku bashkëshorti i saj, mamaja Tina dhe Solange dukeshin të relaksuar, të qeshur, një familje e bashkuar dhe që e kishte lënë pas incidentin në ashensor.

Para disa ditësh Beyonce, Jay Z dhe Solange dolën në një deklaratë të përbashkët ku thuhej se, “e donin  shumë njëri-tjetrin” dhe se i kishin pranuar përgjegjësitë për incidentin që ndodhi në ashensorin e Standard Hotel në afterparty-n e “Met Gala”.

Të pranishëm në drekën familjare ishin edhe vajza e çiftit Beyonce-Jay Z, Blue Ivy; djali 9-vjeçar i Solange, Daniel dhe i dashuri i saj, Alan Ferguson.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel