Nicole Scherzinger pritet të publikojë videon e re

20/05/2014 00:00

Ish-liderja e grupit Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger pritet që të prezantojë për tregun muzikor videon e saj më të re. Ajo është fotografuar teksa xhironte videon në një nga plazhet e Malibusë.

Nicole shfaqej me një fustan shifon në ngjyrë të bardhë dhe blu, teksa realizonte performancat e saj energjike dhe shpërthyese. Scherzinger është e dashura e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton.

Pas një krize në marrëdhënien e tyre, çifti duket më i lumtur se kurrë dhe fansat presin që së shpejti për ta të bien “këmbanat” e martesës.

Më herët ajo kishte publikuar dhe një foto në Instagram teksa bënte joga pranë detit.  “Jam ngritur herët në mëngjes për të qenë në super formë për videon time më të re”, shkruante Nicole në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel