David Beckham fut djalin në punë

20/05/2014 00:00

Futbollisti i famshëm, David Beckham ka vendosur që të dërgojë djalin e  tij të madh për të punuar dhe më saktë për të bërë baristin. Kjo është puna e parë për 15 vjeçarin, Brooklyn Beckham, të cilit së shpejti do t’i duhet të mësojë të bëjë kafe dhe kapuçino.

15 vjeçari Brooklyn ka gjetur punë në një nga baret e Londrës. Zgjedhja për ta punësuar atë part-time ka qenë e të dy prindërve për t’i mësuar fëmijëve të tyre rëndësinë e parasë.

Futbollisti i famshmë anglez dhe Posh Spice renditen në Britaninë e Madhe si një ndër çiftet më të pasura me një pasuri që shkon në rreth 260 milionë euro. Victoria së fundmi po fiton shumë edhe me stilimet e saj, duke u renditur si një ndër stilistet e reja që po hyn fuqishëm në tregun e modës.

Top Channel