Bar Rafaeli në kopertinën e revistës “Elle”

20/05/2014 00:00

Modelja Bar Rafaelli është zgjedhur kopertina e revistës “Elle Spagna”. Ajo shfaqet gjysmë e zhveshur në një pozicion provokues, natyrale dhe me flokë të shpupuritur nga era.

Modelja izraelite duket shumë tërheqëse në setin fotografik për revistën “Elle” dhe thuhet se kjo është edhe meritë e dashurisë.

Rafaeli duket tejet e dashuruar dhe djali fatlum është menaxheri izraelit, 37 vjeçari  Adi Ezra, i cili është kapur nga paparacët në krah të modeles në daljet e saj publike.  Mes projekteve të saj duket se është edhe martesa, mbi të cilat modelja ka ide mjaft të qarta.  

Në një intervistë për revistën “Hello” Bra Rafaeli shrehet, “Mbrëmjet e ëndrrave të mia janë shumë të thjeshta, me pak të ftuar, jo në një vend shumë të madh dhe ndoshta të hapur, në natyrë dhe me këmbët e zbathura”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel