Naomi Campbell shkëlqen në çmimet Bafta

19/05/2014 00:00

Supermodelja Naomi Campbell di gjithmonë sesi të tërheqë vëmendjen. Ajo parakaloi në tapetin kuq me një fustan shumë elegant dhe flokë super të gjata.

43-vjeçarja u shfaq në super formë teksa pozonte për fotografët. Gjithashtu, ajo nënshkroi edhe disa  autografë për fansat e saj.
 
Përgjatë, ceremonisë së  British Academy Television Awards, supermodelja 43-vjeçare Campbell shkruajti në Twitter: “Jam e lumtur që ju takova dhe që jam e pranishme në çmimet Bafta”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua të dielën në Teatrin Mbretëror të Londrës.  Naomi së bashku me aktorin Luke Evans prezantuan edhe një ndër çmimet e shumta të British Academy Television Awards.

FOTO GALERI
1/4
Naomi Campbell shkëlqen në çmimet Bafta

Top Channel