Monica Bellucci është shfaqur në tapetin e kuq për të prezantuar filmin e vetëm Italian “Le meraviglie”, që konkurron në Festivalin Kanës.

Bellucci u shfaq në Kanë së bashku me kastin e aktorëve dhe regjisoren Alice Rohrwacher. Lot dhe rreth 12 minuta duartrokitje kanë shoqëruar shfaqjen  e “Le meraviglie”.

Monica Bellucci luan një pjesë të shkurtër në film dhe gjatë një intervistë ajo u shpreh se “nuk i zgjedh rolet për nga minutazhi, por nga intensiteti”.  

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe jam e lumtur që kam bashkëpunuar dhe i kam njohur këta persona.  Filmat asnjëherë nuk vijnë rastësisht, ishte pikërisht momenti në jetën time kur ky rol ishte i domosdoshëm”, u shpreh Bellucci.

Aktorja më 30 shtator mbush 50 vjeç dhe e pyetur për këtë fakt ajo thotë: “Ndjehem shumë më mirë sot se disa vite më parë. Nuk do të dëshiroja të ndryshoja asgjë. Jam e kënaqur që kam arritur deri këtu, kam shumë për të mësuar dhe 2 fëmijë për të rritur që më bëjnë të lumtur çdo ditë”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel