Adriana Lima shkëlqen në Kanë

19/05/2014 00:00

Adriana Lima ishte e pranishme në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në  Kanë. Modelja braziliane mbante veshur një fustan të mrekullueshëm të Aleksander Vauthier, bizhuteri nga Chopard dhe sandalet nga Giuseppe Zanotti.

Fustani  kishte një të çarë të konsiderueshme që nxirrte në pah këmbët e saj tejet elegante.  

Adriana Lima së fundmi i dha fund martesës 5-vjeçare me basketbollistin Marco Jariç, nga e cila kanë edhe 2 fëmijë.

Ajo është shfaqur e vetme në eventin e “Met Gala” dhe ky është eventi i dytë ku modelja shfaqet “single”, por shumë e lumtur.

Ëngjëlli i Victoria’s Secret është një ndër modelet më të kërkuara të momentit nga revistat dhe kompanitë më prestigjoze.

FOTO GALERI
1/5
Adriana Lima shkëlqen në Kanë

Top Channel