Pamela Anderson tregon më shumë seç duhet

18/05/2014 00:00

Pamela Anderson bëri paraqitjen e saj në Kanë duke treguar më shumë seç duhet për fotografët që po e prisnin për një event bamirësie në qytetin francez.

Modelja dhe aktorja 46-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë, por shumë të hapur në pjesën e gjoksit që “refuzoi” të qëndronte në vendin e duhur.

Vetëm dy ditë më parë, Pamela Anderson ishte fotografuar me rroba banjo të bardha në ballkonin e një hoteli në Kanë duke na treguar se nuk ka humbur aspak nga format që e kanë bërë të famshme në serialin ‘Baywatch’.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel