E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault janë së bashku për rreth 7 vjet. Ata u fotografuan duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin pasi ishin duke dalë nga një restorant francez.
Çifti ndodhet në Kanë dhe fotot e shkëputura e tregojnë Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault sikur janë ende në muajin e tyre të mjaltit. Salma ndodhet në Francë për projektin e saj filmik më të fundit “The Prophet”, i cili do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Kanë. Edicioni i 67 i Festivalit hapi siparin më 14 maj me filmin “Grace de Monaco” me protagoniste Nicole Kidman.
Aktorja Hayek mbante veshur pantallona , xhaketë të zezë dhe një këmishë me lule. Çiftit iu bashkua edhe këngëtari Mika , i cili duket në një bisedë të këndshme me aktoren.
Top Channel