PS, hartohet Strategjia e Rinisë

17/05/2014 00:00

Partia Socialiste përmes anëtarëve të rinj të saj ka hartuar një dokument me propozime dhe ide të mbledhura në të gjithë vendin e që do të quhet Strategjia e Rinisë.

Idetë janë shpalosur të shtunën në Tiranë, gjatë konferencës së rinisë, ku ka marrë pjesë edhe ministri Erjon Veliaj.

Ai theksoi se është hera e parë që ndërmerret një iniciativë e tillë e që bëhet nga vetë të rinjtë, të cilët japin mendimet e tyre për mënyrën sesi duhet të investohet në arsim, punësim e më gjerë.

“Kjo është një mënyrë për të përfshirë në vendimmarrje edhe të rinjtë, të cilët deri më sot ishin lënë mënjanë”, deklaroi ministri Veliaj.

Top Channel