U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Nje gazetar ukrainas i identifikuar si Vitalii Sediuk ka hyrë në tapetin e kuq duke u futur poshtë fustanit të aktores America Ferrera.
Rojat e sigurisë kanë ndërhyrë duke e nxjerrë jashtë tapetit të kuq gazetarin. Vitali Sediuk njihet për skena të tilla; kur tentoi të puthë Will Smith gjithashtu edhe gjatë një premierë filmi tentoi të përqafonte Bradly Cooper. Dhe situata më e fundit që kishte rezervuar ishte të premten gjatë Festivalit të Kanës kur gazetari u përpoq të futej poshtë fustanit të bardhë, voluminoz të aktores në kohën kur ajo së bashku me kastin po pozonin përpara fotografëve .
Në krah të saj ishte dhe aktorja Cate Blanchette , që së bashku me kastin prezantuan filmin “How to train your dragon 2”, i cili nuk është pjesë e konkurrimit në Festivalin e Filmit në Kanë.
Top Channel