“Selena nuk ka qenë kurrë shtatzënë”

16/05/2014 00:00

Një përfaqësues i këngëtares dhe aktores Selena Gomez ka hedhur poshtë të gjithë zërat se 22-vjeçarja  kishte mbetur shtatzënë me ish të dashurin e saj Justin Bieber-in në vitin 2012.

Revista ‘In Touch’ publikoi lajmin se Selena kishte mbetur shtatzënë dhe kjo për të kishte qenë një shenjë se Justin ishte mashkulli me të cilin do të kalonte jetën.

Por kjo histori nuk është pranuar, madje përfaqësuesi i këngëtares ka thënë se është ‘100 përqind një trillim’.

‘InTouch’ kishte raportuar se këngëtarja ishte tronditur në fillim pas marrjes së lajmit, por ishte i vendosur që ajo ta mbante fëmijën, ashtu siç kishte bërë nënë e saj, Mary Cornett, e cila kishte mbetur shtatzënë në moshën 16 vjeçare, duke lindur më pas Selena-n.  Ndërsa Biber ishte totalisht kundër dëshirës së këngëtares për të mbajtur fëmijën, çka ka sjell më pas edhe prishjen e lidhjes së tyre.  

Një burim i ka thënë revistës: Shtatzënia nuk ishte e planifikuar dhe ajo ishte në të vërtet e re dhe nuk është kujdesur siç duhet dhe 2 muaj më pas ajo ka pasur abort spontan.

Top Channel