Pensionet dhe kontributet, Veliaj në Romë

16/05/2014 00:00

Njohja e pensioneve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore të emigrantëve shqiptarë në Itali e Shqipëri ka qenë një nga çështjet që ka çuar në Romë ministrin e Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.

Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, ndërsa në Shqipëri rreth 19 mijë shtetas italianë. Ministri Veliaj e diskutoi çështjen në takimin me homologun Giuliano Poleti.

Gjithashtu, Veliaj zhvilloi edhe disa takime të hapura me komunitetet shqiptare në Romë e Firence, ku në fokus ishin studentët, si dhe përuroi Konsullatën shqiptare të nderit në Pistoia.

Top Channel