Cruz dhe Bardem të pandashëm

16/05/2014 00:00

Penelope Cruz dhe Javier Bardem kanë disa vite të martuar, por ata duken sikur janë sërish në periudhën e muajit të mjaltit. Çifti u fotografua teksa shkëmbente puthje pasionante pas një darke me miqtë e tyre në një restorant të Madridit. 

Dukej se të dy aktorët nuk dëshironin të shkëputeshin për asnjë moment  nga njëri-tjetri. Ata ishin në sintoni, të veshur me xhinse dhe xhaketë lëkure teksa u fotografuan duke dalë nga restoranti.

Penelope dhe Javier filluan të takoheshin në vitin 2007 dhe në 2010-n vendosën të martoheshin. Në 2008-n ata ishin pjesë dhe e të njëjtit kast aktorësh në filmin “Vicky Cristina Barcelona”. Çifti ka një djalë 3 vjeç, Leonardo dhe një vajzë 9-muajshe Luna.

FOTO GALERI
1/5
Cruz dhe Bardem të pandashëm

Top Channel