
Deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Turku është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin e tij teksa po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Elbasanit.
Nga njoftimet paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Metalurgjikut. Deputeti demokrat ishte duke udhëtuar së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat, kur ka ndodhur përplasja me një tjetër mjet të tipi “Minicooper”.
Nga përplasja është plagosur lehtë deputeti Turku dhe vajzat e tij që ndodhën jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Elbasanit.
I plagosur lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i Minicooper-it, i cili dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së saj.
Ndërkohë, pak orë më parë një tjetër deputet i Kuvendit është përfshirë në një aksident rrugor. Këtë radhë ka qenë deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili është aksidentuar lehtësisht në aksin Levan-Tepelenë.
Top Channel