“Të ofenduar nga stërkalat dhe klithmat porno-politike të kënetës”/ Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Ktheni zarfet me votat në Shqipëri!

05/05/2025 21:00

Përmes një videomesazhi kryeministri Edi Rama falënderoi qytetarët e Korçës pas pjesëmarrjes së madhe në takimin elektoral.

Kreu i qeverisë u shpreh se korçarët ‘janë të ofenduar nga stërkalat e klithmave porno-politike të asaj kënete politike në pallatin e sportit’, teksa shtoi se ‘Korça s’duhet t’i falë’.

Rama u ndal te vota e shqiptarëve në Greqi, duke u bërë thirrje që të dërgojë zarfin me votën në Shqipëri.

Sapo mbaruam dhe në Korçë, ishte jashtëzakonisht bukur, kishte energji, prezencë të madhe. ishte super plotë, plotë dhe ndaj thashë ti falënderoja korçarët. Thashë t’ju them edhe njëherë korçarëve që nuk ishin në shesh, por që nuk janë ende pjesë e këtij lumi që po fryhet e do derdhet më 11 maj., do përmbysë ngjyrat e Europës dhe Shqipërisë dhe që janë ende me syrin, s’po them me shpirtin, me syrin e kënetës. Gjithë engjëjt e Korçës, janë rilindës, janë ata që ikën në Amerikë njëherë e një kohë dhe sollën në Korçë, jo thjesht para, por kulturë. Ata janë krijuesit, artistët, fotografët, koleksionistët e mëdhenj, engjëjt e Korçës janë këngëtarët, me patjetër rilindasit, mësuesit e Mësonjëtores. Të tërë ata e deri tek rrobaqepësit që i kanë dhënë shije unikale Evropës, një provincë e Shqipërisë që quajt Parisi i Evropës. Janë të tërë të ofenduar dhe të pështyrë nga stërkalat e klithmave porno-politike të asaj kënete politike në pallatin e sportit. Korça s’duhet t’i falë. Do doja të kisha një votë në Korçë vetëm për të marrë hak për atë shfaqej et llahtarshme. Dua tu them shqiptarëve të Greqisë që janë nga Korçe, Maliqi, Devolli, Kolonja, Pogradeci, ata nga ishulli duhet të nxitojnë të kthejnë votën, është mëkat i madh të mos japin kontributin e tij për Shqipërinë dhe për pasaportën e tyre Evropiane. Të gjithë të tjerët të kthejnë zarfet, duhen kthyer votat në Shqipëri. Duhen dërguar zogjtë e shpresës edhe të fatit evropian në Shqipëri, si tufa zogjsh duhet të vijnë votat. Faleminderit për emocionet e sotme dhe për energjinë që më keni dhënë”, u shpreh ai.

Top Channel