
Takimin përmbyllës të fushatës në Korçë, kryesocialisti Edi Rama e nisi me një ironi ndaj simpatizantit të famshëm demokrat, Ilir Vrenozi.
0E përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar, tha Rama, që e cilëson demokratin si shembull pse korçarët nuk duhet të votojnë PD0së.
“Dua ta filloj me një ndjesë për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët e Korçës, që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonist i një shfaqjeje porno-politike në Pallatin e Sportit, ku besoj unë Këneta i dha të gjithë Korçës dhe të gjithë korçarëve të gjitha arsyet pse duhet parë dhe nuk duhet votuar kurrë më nga Korça. Kurrë! Për hir të së vërtetës, historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputeti të Kënetës në një kafe ku kishte vetëm burra dhe ky deputeti bënte ‘vu vu vu’ dhe ata çoheshin dhe thoshin ‘bravo’”.
Top Channel