Sturridge në pritje të botërorit

15/05/2014 00:00

Mbylli një sezon fantastik edhe pse Liverpuli i tij nuk u shpall kampion dhe tani është duke shijuar disa ditë pushime, në pritje të nisjes së botërorit të Brazilit.

Daniel Sturridge u fotografua në plazhet e Majemit me në krah modelen Jourdan Dunn me të cilën përflitet se po përjeton një romancë. Sulmuesi anglez dhe modelja dukeshin të lumtur në plazhet amerikane.

Sulmuesi i Liverpulit u rëndit i dyti në listën e golashënuesve të Premier Ligës me 21 gola të shënuar, duke u parakaluar vetëm nga shoku i tij i skuadrës, Luis Suarez që shënoi 31 të tillë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel