Hap siparin Festivali i Kanës

15/05/2014 00:00

Edicioni i 67 i Festivalit të Filmit në Kanë hapi siparin të mërkurën në mbrëmje. Festivali u hap me filmin “Grace de Monaco” me protagoniste Nicole Kidman. 

Aktorja mbërriti në tapetin e kuq rreth orës 19:00. Ajo mbante veshur një fustan blu elektrik nga koleksioni i fundit i stilistit Armani Prive. Kidman pozoi për fotografët që prisnin përpara tapetit të kuq për orë të tëra, gjithashtu ajo nënshkroi edhe autografë për fansat e saj.
 
Në tapetin e kuq parakaluan edhe juria e Festivalit të Filmit të Kanës me në krye presidenten e saj, regjisoren nga Zelanda e Re, Jane Campion. Gjithashtu, pjesë e jurisë janë edhe regjisorja amerikane Sofia Coppola, aktorja iraniane Leila Hatami, Carole Bouquet, koreano-jugorja Jeon Do-yeon, Willem Dafoe, aktorja dhe regjisorja meksikane Gael Garcia Bernal, regjisori danez Nicolas Winding Refn dhe Jia Zhangke.

Tapeti i kuq u pushtua nga fustanet e mahnitshme dhe në ditët në vazhdim pritet parakalimi i të tjerë yjeve dhe prezantimi i filmave të rinj.  

FOTO GALERI
7/9

Top Channel