Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, prefekti Shkëlqim Hajdari: Kemi marrë disa masa parandaluese, puna ka nisur që në muajin mars Gjete punë? Si po ecën me punën? Vazhdon të jesh në të njëjtin vend pune? Kur takohemi me dikë, pasi e pyesim për shëndetin, pyetjet më të shpeshta që i bëjmë njëri-tjetrit lidhen me punën.
Prindërit tanë thoshin dikur se, nëse firmos në fund të muajit, dmth nëse ke një vend pune, konsiderohesh me shumë fat. Në fakt, në ditët e sotme po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të gjetur një vend pune.
Sipas anketës tremujore të forcave të punës, të publikuar nga INSTAT për tremujorin e katërt të vitit 2013, te personat mbi 15 vjeç shkalla e papunësisë ka arritur në 16.7%: grupmosha 15-64 vjeç 17%, papunësia te grupmosha 15-29 vjeç ka qenë 28.1%, dhe për personat nga 30 deri në 64 vjeç ka arritur në 13.5%.
Sipas grafikut, shkalla e papunësisë është më e lartë te meshkujt, se sa te femrat. Ndërkohë që shkalla më e lartë e papunësisë i përket grupmoshës 15 deri në 29 vjeç.
Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë së regjistruar, për tremujorin e katërt të 2013-s, në total është 13.5%
Ndërkohë, punëkërkues të papunë të regjistruar për Shqipërinë janë 143.947; të regjistruar për herë të parë në zyrat e punës janë 12,077; punëkërkues të papunë të regjistruar të moshës 15-29 vjeç janë 38,652; punëkërkues të papunë të regjistruar me aftësi të kufizuar janë 1,984; punëkërkues të papunë të regjistruar romë/egjiptianë 9,685.
Ndërkohë, sipas Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, të dhënat statistikore për 4 mujorin e parë të 2014-s, për zyrën e punës Tiranë, punëkërkues të regjistruar janë 16.748, vende të lira të shpallura janë 5.862 dhe gjithsej janë arritur të punësohen 988 persona.
Top Channel