
Lideri i grupit “Coldplay”, Chris Martin dhe prezantuesja Alexa Chung duket se janë parë rreth 2 muaj më parë së bashku, kur ai ende nuk ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Gwyneth Paltrow.
Miqësia e tij me Alexa Chung ka nisur në Festivalin e Glastonbury-t vitin e fundit, kur ai ishte ende i martuar me aktoren. Sipas një burimi të revistës “Heat”, ata u panë sërish bashkë javën e fundit në një bar në Nju Jork.
Burimi thotë që “Chris dhe Alexa dukeshin që e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin. Ata ishin në humor dhe të qeshur e madje na pyetën që të mund të shikonim çantat e tyre kur ata dolën jashtë barit për të pirë një cigare.”
Chris Martin i dha fund martesës së tij 10-vjeçare me Gwyneth Paltrow, me tw cilwn ka dhe 2 fëmijë.
Top Channel