Chris Martin mund të ketë nisur një lidhje të re

14/05/2014 00:00

Lideri i grupit “Coldplay”, Chris Martin dhe prezantuesja Alexa Chung duket se janë parë rreth 2 muaj më parë së bashku, kur ai ende nuk ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Gwyneth Paltrow.

Miqësia e tij me Alexa Chung ka nisur në Festivalin e Glastonbury-t vitin e fundit, kur ai ishte ende i martuar me aktoren.  Sipas një burimi të revistës “Heat”, ata u panë sërish bashkë javën e fundit në një bar në Nju Jork.  

Burimi thotë që “Chris dhe Alexa dukeshin që e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin. Ata ishin në humor dhe të qeshur e madje na pyetën që të mund të shikonim çantat e tyre kur ata dolën jashtë barit për të pirë një cigare.”

Chris Martin i dha fund martesës së tij 10-vjeçare me Gwyneth Paltrow, me tw cilwn ka dhe 2 fëmijë.

FOTO GALERI
1/2
Chris Martin mund të ketë nisur një lidhje të re

Top Channel