Miranda Kerr në Shangai
10/05/2014 00:00
Miranda Kerr ishte e ftuara speciale në sfilatën e stilistit Michael Kors, që u zhvillua në Shangai.
Miranda mbante veshur stilimet e mrekullueshme të Kors, një fustan të gjatë ngjyrë Pink, varëse dhe byrzylykë ngjyrë ari.
Supermodelja 31-vjeçare, Kerr ishte e ftuara e nderit në sfilatën e tij në Shangai. Ndërsa të enjten ajo mori pjesë dhe në përurimin e hapjes së dyqanit të parë të stilistit Michael Kors në Kinë.
Ajo postoi edhe disa foto në instagram me stilistin, por edhe foto të qytetit, ku dukej e magjepsur nga nata në Shangai. Ëngjëlli i Victoria’s është dhe nënë e një djali 3 vjeç, Flynn me ish bashkëshorin aktorin Orlando Bloom.
Top Channel