U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
“Ajo nuk është kurrë e mërzitshme. E fejuara e George Clooney, Amal
Alamuddin është e zgjuar, diskrete dhe ka shumë gjëra për të treguar.
Nuk është vetëm një avokate e shkëlqyer dhe e bukur, por nuk është kurrë
e mërzitshme”, kështu është shprehur për “People” një mik i saj Jean
Pigozzi.
Është një ndër historitë më të përfolura të momentit në Hollyëood lidhja e aktorit George Clooney me avokaten Amal Alamuddin. Ata duken shumë mirë bashkë ka thënë Jean për “People”. “Ajo është zgjuar , diskrete dhe ka shumë gjëra për të treguar. Ajo ka shumë ngjarje lidhur me punën e saj për shembull edhe në Gjykatën e Hagës. Ajo tregon histori të mrekullueshme”, tha Jean. Të gjithë miqtë e përbashkët të tyre tregojnë se ata së shpjeti do të martohen.
Por Amal është shumë e zënë në specializimin që po bën me të drejtën ndërkombëtare, ekstradimet, të drejtat e njeriut, të drejtën penale dhe si një avokate ndërkombëtare ajo është dhe përfaqësuesja e Julian Assange, themeluesit të ëikileaks në betejën kundër ekstradimit në Suedi.
Ajo gjithashtu këshillon qeveritë në të drejtën ndërkombëtare dhe është një këshilltare e OKB për Sirinë. Amal Alamuddin gjithashtu ndihmoi kryetarin e trupit gjykues, gjykatësin Patrik Robinson, në gjyqin e Slobodan Millosheviçit dhe është dhe këshilltare ligjore e Mbretit të Bahreinit.
Top Channel