Miley Cyrus, koncert me pullë të kuqe në Londër

07/05/2014 00:00

Miley Cyrus dha performancën e saj të zakonshme mbrëmjen e së martës në koncertin e parë europian të turit Bangerz, koncert që e zhvilloi në Londër.

Këngëtarja doli në skenë shumë pak e veshur dhe në 10 minutat e para të performancës së saj bëri vetëm gjeste seksuale.

Një person që ishte i pranishëm në këtë koncert tha për ‘Daily Mail’ se Cyrus iu drejtua publikut duke i kërkuar që të putheshin me persona të të njëjtit seks.

“I tha meshkujve të puthnin meshkuj dhe femrave të puthnin femra. Më pas tha që shpresonte që të gjithë ne të ishim të dehur ose të droguar.”

FOTO GALERI
4/5

Top Channel