Ndotja masive e sipërfaqes së liqenit të Fierzës, në Kukës, ka bërë që
drejtues të njësive vendore, por edhe institucioneve, biznesit dhe
ushtrisë të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme,
për pastrimin e liqenit në një kohë sa më të shpejtë.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Safet Gjici e ka konsideruar situatën si të papranueshme situatë e cila kërkon një punë intensive, të shpejtë dhe të përbashkët mes shumë aktorëve me qëllim që ujërat e liqenit të pastrohen nga mbetjet e ndryshme. Ai shtoi se ka hyrë në bisedime edhe me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, për të diskutuar me komunat nga të cilat vijnë këto mbeturina.

“Cilat nga ato komuna dhe bashki kanë mbetje urbane do të mbajnë përgjegjësi dhe në bazë të vendimit të Qeverisë, do të ndëshkohen me gjoba”, thotë Safet Gjici, prefekt i qarkut të Kukësit.

Nje zgjidhje eshte kerkuar edhe qe bashkia e kukesit mos shkarkoje ujrat e zeza ne liqen.

Ndotësit kryesorë të sipërfaqes së liqenit të Fierzës në Kukës janë komunat Gjakovë, Prizren, Pejë, Decan të Kosovës, si dhe disa njësi vendore të palës maqedonase. Po ashtu, komunat Tërthore, Zapod, Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtrisë.

Top Channel