Tamara Ecclestone, me bikini vetëm 7 javë pas lindjes

05/05/2014 00:00

Vetëm 7 javë pas lindjes, Tamara Ecclestone është shfaqur në publik me bikini duke treguar një formë të shkëlqyer fizike.

Modelja 29-vjeçare, e bija e Bernie Ecclestone, po kalon disa ditë pushimesh në Marok dhe tregoi se lindja e vajzës nuk e pengon të shijojë rrezet e diellit.

Eleganca e saj ka bërë që në Twitter të shpërthejë zemërimi pasi shumë përdorues shprehën habinë për fizikun e Tamarës.

“Kjo më acaron nervat! Një nënë e VËRTETË nuk ka kohë për stërvitje dhe për të bërë një trup të tillë vetëm një muaj pas lindjes”, shkroi një grua.

Tamara iu përgjigj: “Stërvitja e vetme që kam bërë ka qenë me fëmijën tim. Nuk po mbaj dietë dhe po e ushqej me gji. Mos u bëj ziliqare!”

FOTO GALERI
2/2

Top Channel