Kontrollet për therjen dhe tregtimin e mishit në mënyre higjienike kane
nisur pothuajse në të gjithë vendin, megjithatë në Maqellarë askush nuk e
di që therja nuk duhet bërë në rrugë.

Me rastin e festive te ndryshme rruget e kesaj komune mbushen me bageti qe theren direkt ne toke pa asnje kusht higjienik dhe kontroll veterinar. Banore te fshatrave perreth mblidhen ne tregun e gjese se gjalle ne komunen e Maqellares asnje autoritet, nga Keshilli i Qarkut, Drejtoria e Higjienes, AKU lokale, administrate e komunes nuk marrin asnje mase qe skena si kjo mos ndodhin kaq normalisht.

Dibra ka nje numer te madh bagetish dhe shpesh jane raportuar raste te prekura nga bruceloza. Ne zone jane ndertuar thertore, te cilat nuk funksionojne ndersa inspektore veterinare qe te cerfitikojne kafshet qe duhet te theren nuk duken askund.

Top Channel