Dogji automjetin e një personi me porosinë e një të riu, arrestohet 39-vjeçari në Lushnje, në kërkim edhe poriositësi
Një fluks i shtuar emigrantësh është regjistruar ditën e diel në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Kapshticë, kjo për arsyen se pikërisht nesër, më 5 Maj, përfundon edhe afati i kalimit të emigrantëve, të cilët kanë probleme me toponimet në pasaportat e tyre.
Bëhet e ditur se fluksi në Kapshticë ka krijuar edhe radhë, pasi dogana shqiptar punon me 4 sportele, ndërsa pala greke me 2 të tilla si dhe me ritme shumë të ngadalta.
Ministria greke e Rendit vendosi rreth 3 javë më parë se do të lejonte lëvizjen e emigrantëve, që kanë probleme me toponimet, nga data 13 Prill deri më 5 Maj. Lajmi u publikua prej Ministrisë greke përmes një qarkoreje, e cila në atë kohë iu dërgua pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë.
Në qarkore thuhej se lëvizja e emigrantëve me probleme me toponimet do të lejohej nga data 13 Prill deri më 5 Maj. Policia ishte urdhëruar të lejojë lëvizjen dhe në pasaportat e kësaj kategorie emigrantësh nuk do të vendoseshin vula hyrëse ose dalëse nga Greqia.
Ministria greke njoftoi atëherë se po vazhdon gjetja e një zgjidhjeje midis qeverive të të dy vendeve. Ndërsa shoqatat e emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në Greqi, paralajmëruan një protestë një ditë më pas, jashtë Parlamentit grek, ku u kërkua zgjidhja përfundimtare e këtij problemi.
Top Channel