Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha Reshjet e tejzgjatura të pranveres kanë përmirësuar situatën hidrike në vend, por paralelisht me këtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonat e ulëta ku zhvillohen kulturat bujqësore.
Specialistët thonë se moti i lagësht ka dëmtuar kulturat e pranverës dhe do të sjellë vonesa në mbjelljen e shumë kulturave të stinës.
Enver Ferizaj nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, shpjegon: “Dëme ka nga Shkodra deri në Vlorë, ka qenë periudha më optimale për misrin dhe perimet. Dëma ka pasur edhe tek gruri.”
Në këtë situatë, specialistët parashikojnë sezonalitet të përqëndruar të prodhimeve bujqësore, çka mund të çojë në dëmtim të tyre për shkak të mungesës së tregut: “Do të mbeten pa mbjellë disa sipërfaqe të parashikuara për misrin.”
Një tjetër efekt është ai i mungesës së prodhimit dhe rritjes së çmimit për një kohë dhe superprodhim dhe uljen e çmimit për një kohë tjetër.
Top Channel