Korçë, sekuestrohen 97 kg marijuanë
04/05/2014 00:00
Policia e Korçës ka njoftuar sekuestrimin e një sasie prej 97 kilogramësh marijuane gjatë mesditës së të dielës, pranë kufirit të gjelbër me Greqinë, në Kapshticë.
Lënda narkotike transportohej nga 5 persona, bën të ditur policia, e cila shton gjithashtu se nga operacioni i tyre është mundur të arrestohet njëri prej tyre. Ylli Tango është personi të cilit i janë vënë prangat, i kapur duke transportuar marijuanën, ndërkohë që 4 personat e tjerë mundën të arratiseshin.
Policia deklaroi se po punon për kapjen e transportuesve të tjerë, ndërsa droga dukej se kishte për destinacion Greqinë.
Top Channel