Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha Një histori me trafik droge që nis nga Lazarati dhe kishte destinacion Italinë, e që është e denjë për filma policeskë, doli në dritë pas një hetimi 7-mujor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit.
Pas përgjimeve intensive telefonike dhe atyre në terren, policia ekzekutoi fletë-arrestet e lëshuara për pesë shtetasit, Jorgo Naçi ose ndryshe Emiliano Brahimi, vëllai i tij Niko Brahimi, Saimir Shosha, Edison Latifi dhe Agur Malaj.
Personi i gjashtë i arrestuar është një zyrtar policie i dyshuar për shpërdorim detyre, Dritan Zagani, me detyrë Shef i Sektorit Kundër Lëndëve Narkotike e që del në përgjime së paku si njëri ndër njerëzit që fliste në telefon dhe informonte një shtetas italian, por edhe që ka tërhequr para nga një agjensi transfertash të dërguara nga shtetas të huaj, çka e bën atë të dyshuar si personin që paguhej nga të kërkuar të tjerë për informacionet që jepte.
Nëse do të llogariten të arrestuarit e mëparshëm, atëherë kur autoritetet ranë në gjurmët e këtij grupi, deklarohet se që nga muaji nëntor 2013 janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë, ndërkohë që mbetet në mister identiteti i një shtetasi italian që jeton në Shqipëri e me të cilin komunikonti shefi i anti-trafikut Zagani duke i dhënë informacione, thonë prokurorët, për aksionet që do të kryheshin.
Grupi i hetimit pohon se historia nisi të ekspozohej pas një aksioni të Policisë së Vlorës e cila sekuestroi në dhjetor afro 900 kilogramë canabis në afërsi të vijës bregdetare. Nga krehja e territorit oficerët zbuluan një automjet disa kilometra më tej, ndërkohë që pronari i saj u njoftua një ditë më pas nga policia që të paraqitej për ta marrë.
Por ndërsa policia i ka kërkuar shpjegime shtetasit me inicialet V. Bajramaj ai ka deklaruar se mjetin ia kishin vjedhur dhe ai s’kishte patur kohë ta denonconte. Pas verifikimeve të mëtejshme ky shtetas u arrestua. Gjatë kësaj kohe ky shtetas komunikonte me pesë të arrestuarit e fundit, çka ka sjellë edhe përgjimin e tyre të menjëhershëm, thonë pjesëtarë të grupit të hetimit.
Prokuroria thotë se njëri nga të dyshuarit komunikonte shpesh me shefin e policisë Zagani duke e vënë në dijeni për lëvizjet e grupit, e madje në një episod në janar 2014 organizon një operacion blic në bazë të informacioneve të marra prej grupit, duke bllokuar 100 kg canabis sativa e duke arrestuar dy persona.
Policia dhe prokurroia thotë se ka dyshime se ky aksion i kryer në mënyrë të pakoordinuar me strukturat drejtuese dhe Policinë e Shtetit ndikoi negativisht në një operacion tjetër që po zhvillohej me një ngarkesë droge, për të cilën pritej urdhëri për të finalizuar ndërhyrjen policore.
Prokurorët thonë se personat që po transportonin 100 kg e canabis satives komunikonin me burimin e shefit të policisë që është pjesë e grupit të goditur së fundmi, ndërkohe që thuhet se edhe shtetasi italian që informohej nga shefi i policisë për cdo levizje është i dyshimtë, por emri dhe të dhënat e tij nuk publikohen për efekt hetimor.
Top Channel