“Brangeline” rikthehen me një prodhim familjar

03/05/2014 00:00

Dhjetë vite pasi u kurorëzuan në skenar me rolet e tyre në “Mr & Mrs Smith”, që më pas i bashkoi edhe në jetë, Angeline Jolie dhe Brad Pitt mund të rikthehen sërish së bashku në ekranin e madh.

Së fundmi po flitet se çifti i famshëm hollivudian po planifikon të luajnë së bashku në një prodhim krejtësisht familjar. Flitet gjithashtu se filmi do të xhirohet krejtësisht në Europë dhe ‘askush nuk duhet ta humbasë atë’, citohet nga JusJarde.com një burim pranë “Brangeline”.

Kjo nuk do të ishte përvoja e parë e Angeline si autore. Ajo debutoi me filmin “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, me tematikë luftën e Bosnjes, që u prit mirë nga kritika.

I njëjti burim thotë se aktualisht Angeline është në fazën e parë “për t’i mbushur mendjen” partnerit të saj, Brad Pitt, që të jetë pjesë e projektit të saj. Sa do t’ia arrijë? Këtë koha do ta tregojë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel