Policia e Tiranës, në zbatim të vendimit të gjykatës ka sekuestruar
prona të luajtshme të paluajtshme në pronësi të biznesmenit Aleksander
Çavo, i cili akuzohet nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh.

Çavo u arrestua ne Shqiperi shtatorin e vitit te klaluar dhe eshte ekstraduar ne Itali. Por autoritetet shqiptare nisen ndaj tij verifikimet per azkuen e fshehjes se produkteve te vepres penale, duke identifikuar, mbi 13 mije metra katrore truall, nje shoqëri  transporti nderkombetar, 8 automjete prej te cilave 5 te tonazhit te rende, asete keto qe jane vene nen sekuestro.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ka bere te ditur edhe rezultate e hetimit per keto asete.

“Shtetasi Aleksander Çavo është arrestuar në shtator të vitit 2013 në bazë të Urdhër-Arrestit Ndërkombëtar dt.01.07.2013 të Gjykatës së Romës, Itali dhe më pas është ekstraduar në këtë shtet, i kërkuar për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Paralelisht me procesin e ekstradimit, autoritetet shqiptare nisën verifikimet për pasuritë e këtij shtetasi në territorin shqiptar.   Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, e ndarë në 8 parcela në fshatin Marikaj, Shoqëria “VICTORIA-AL” shpk, me veprimtari “import-eksport i pajisjeve të sigurisë dhe vëzhgimit e mbrojtjes nga zjarri. Import-tregtim, mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore për përdorim shtëpiak dhe transport ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira. 8 automjete nga të cilat 5 automjete të tonazhit të rëndë për transport ndërkombetar dhe dy autovetura luksoze. Këto prona në emër të shtetasit Aleksander Çavo të cilat kapin vlerën rreth 3 milion euro, janë vendosur nën sekuestro preventive ditën e sotme, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 30.04.2014”, deklaroi kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Vlera e kësaj sekuestroje është ndër më të mëdhatë e vendosura vitet e fundit që pas miratimit të ligjit antimafia. 

Top Channel