Një filxhan çaj me Miranda Kerr
02/05/2014 00:00
Përveç se ndodhet në çdo kopertinë reviste, Miranda Kerr ka kohë edhe
për të konsumuar pak çaj. Dhe këtë dëshiron ta bëjë me ju.
Supermodelja njoftoi të enjten bashkëpunimin e saj të fundit, për një linjë filxhanësh çaji e aksesorësh me prodhuesin anglez të porcelanit Royal Albert.
Linja e filxhanëve, që na kujton shpesh lojrat e çajit kur ishim të vegjël, do të jenë të gatshme për blerje më 16 maj. Kerr postoi në instagram disa foto për të njoftuar lajmin e mirë.
Top Channel